Portieri Enea Koliçi nuk është pjesë e kampionit në fuqi, Ballkanit nga Theranda.
Enea Koliçi është larguar me marrëveshje nga radhët e kampionit.
Nuk dihet destinacioni i ardhshëm i tij.
“Me marrëeshje të dyanshme, kemi arritur dakordim me portierin Enea Koliçi, ta mbyllim ciklin e bashkëpunimit.
Me konsideratë të thellë dhe falenderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll.
Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë”, njofton FC Ballkani.