Befasi nga Bayern!!
Manchester United shpenzoi thuajse 100 mln euro për sulmuesin anësor Anthony kur e transferoi nga Ajax, por u pendua shpejt. Braziliani dështoi në “Old Trafford”.
Braziliani në janar vendosi të huazohej te Real Betis, ku në fakt po shkëlqen. Antony ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e para për Real Betisin dhe kjo duket se ka nxitur menjëherë interesin e një klubi të madh europian.
Sipas Fichajes, bëhet fjalë për Bayern.
Drejtuesit bavarezë kanë nisur bisedimet për nënshkrimin e brazilianit, i cili tashmë kushton dyfish më pak nga shifra që u ble nga “Djajtë e kuq”.