Van Basten kritikon Teo Hernandezin:

- Bota Sot

Van Basten kritikon Teo Hernandezin:

Teksa rruga e Milanit përfundoi me lamtumirën e hershme nga Liga e Kampionëve, për ndeshjen foli edhe Marko Van Basten.

Pa lojëra fjalësh, legjenda milaniste sulmoi Teo Hernandezin për daljen nga loja me kartonin e dytë të verdhë. “Teo është një “biskotaxhi” i klasit të parë.

Pak para pjesës së parë u grind me Haxhi Musain, gjë që tregoi se nervozohet lehtë dhe është shumë e thjeshtë të përfitosh”.

Van Basten e quan Theo Hernandez “koekenbakker” që fjalë për fjalë nga holandishtja përkthehet pjekës biskotash. Megjithëse nuk i referohet drejtpërdrejt një figure negative, në kontekstin e futbollit dhe në gjuhën e folur ‘koekenbakker’ merr kuptimin e një njeriu mendjelehtë.



Read it all at Bota Sot