Daja pas fitores me Laçin: Më vjen mirë që Bregu u rikthye me dygolësh

- Bota Sot

Daja pas fitores me Laçin: Më vjen mirë që Bregu u rikthye me dygolësh

Ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin dinamovitët ata që ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Ilir Daja.

“Ishte shumë e rëndësishme që u kthyem tek fitorja, akoma më e rëndësishme që përballë kishim një Laç që në vitin 2025 ka bërë mjaft mirë.

Kështu që kjo ishte gjëja më e rëndësishme sot, jo vetëm 3 pikët, por përballë një kundërshtari që na ndiqte nga mbrapa dhe gëzonte një formë të mirë sportive.

Më vjen mirë që grupi po kompletohet, por Dita, Itodo dhe lojtarët të tjerë nuk janë në gjendje optimale. Sigurisht që në ato minuta që na duhen, kur ke një grup të plotë, mund të ndërhysh në çdo moment.

Ishte një rikthim i Bregut me dy gola, na vjen mirë pasi është lojtar i rëndësishëm për ne. Në golin e parë kishte një lëvizje individuale dhe më vjen mirë që rikthehet me dygolësh dhe lojë shumë të mirë. Sot nuk ra shumë në sy, por ishte lojtari që hapte më shumë zona tek kundërshtari. Nuk mund ta them pse ndodhën gabimet, sepse dua t’i ruaj lojtarët e mi pasi kemi pasur edhe pak. Po e them në përgjithësi që janë gabime që nuk duhet të ndodhin. Ajo shoqërohet me një informacion paraprak, që disa lojtarë tanët nuk e kanë.

Futbolli është një sport subjektiv. Po të kishim kontigjentin e plotë gjithë sezonin dhe Bregu, do të kishim akoma më shumë pikë. Dihet që në fund fare diferencën e bëjnë lojtarët kualitativ”, tha Daja.



Read it all at Bota Sot