Laporta në Arabi

- Bota Sot

Laporta në Arabi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka udhëtuar në Lindjen e Mesme këtë javë në përpjekje për të siguruar të ardhura të tjera.

Presidenti i klubit është takuar me investitorë të ndryshëm të cilët janë të gatshëm të sponsorizojnë klubin.

Shitja e më shumë ndenjëseve VIP në “Spotify Camp Nou” ka qenë në tavolinë.

Nëse dhjetorin e kaluar ai shiti një paketë të mirë të këtyre ndenjësve për 100 milionë euro, Laporta kërkon më shumë blerës për pjesën tjetër.

Këto të ardhura janë të nevojshme për të siguruar që klubi të mos rrezikojë të vazhdojë me rregullin 1:1. Barcelona u rikthye në këtë stad për të nënshkruar me lojtarë për të ardhurat e atyre 100 milionëve.



Read it all at Bota Sot