Policia suedeze tha të premten se ka arrestuar tre burra pranë ambasadës izraelite në Stokholm me dyshimin se po përgatiteshin për të kryer krime të dhunshme, por tha se ishte shumë herët për të thënë nëse misioni diplomatik kishte qenë një objektiv.
Transmetuesi suedez TV4, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se tre burrat dyshoheshin se kishin planifikuar të sulmonin ambasadën.
“Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë mbi motivin e mundshëm”, tha zëdhënësja e policisë Susanna Rinaldo për Reuters.
Arrestimet u bënë pranë ambasadës, por jo brenda vetë kompleksit, tha ajo pa dhënë detaje.
Të dyshuarit tani do të merren në pyetje, tha Rinaldo.
Policia suedeze vitin e kaluar rriti sigurinë në vend pas të shtënave pranë ambasadës së Izraelit.