Manchester United barazon

- Bota Sot

Manchester United barazon

Manchester United ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier. 

Golin e epërsisë Evertoni e gjeti në minutën e 19-të kur Beto realizoi për rezultatin 1-0 pas asistimit të Abdoulaye Doucoure. 

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e gjetën edhe golin e dytë ku kësaj radhe Doucoure ishte në rolin e golashënuesit duke realizuar me kokë për 2-0 në minutën e 33-të. 

‘Djajtë e Kuq’ u futën në pjesën e dytë me një fytyrë tjetër duke arritur që të barazojnë shifrat, por jo edhe të fitojnë pikët e plota. 

Për të ngushtuar rezultatin u përkujdes Bruno Fernandes i cili shënoi një gol fantastik në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë për 2-1. 

Të besuarit e Ruben Amorim nuk u dorëzuan më kaq dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 82-të me Manuel Ugarten i cili po ashtu shënoi një gol të bukur për 2-2. 

Në aksionin vijues Evertoni i shpëtoi golit të tretë pasi njëri prej lojtarëve vendas e largoi rrezikun pas një goditje me kokë të Joshua Zirkzee. 

Ndonëse pas golit të barazimit morën kontrollin e ndeshjes, United nuk pati fuqinë të gjente edhe golin e tretë andaj u desh të pajtohej me një pikë nga ky takim. 

Pas këtij barazimi United shkon në kuotën e 30 pikëve dhe mban pozitën e 15-të në tabelë, teksa Evertoni gjendet në pozitën e 12-të me 31 sosh.



Read it all at Bota Sot