Imran Fetai: Derbi, mundësi e shkëlqyer për rikthim te rezultatet pozitive

- Bota Sot

Imran Fetai: Derbi, mundësi e shkëlqyer për rikthim te rezultatet pozitive

Besa Dobërdolli kërkon të lërë pas humbjen e parë të këtij gjysmësezoni dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në sfidën e radhës ndaj Gostivarit.

Kapiteni i ekipit, Imran Fetai, beson se skuadra është e motivuar për të përmirësuar lojën dhe për të luftuar për pikët maksimale.

“E vërtetë, rezultatet nuk ishin ato që prisnim, por atmosfera në skuadër mbetet e fortë. Të gjithë janë të përqendruar në përmirësim dhe të bindur se mund ta ndryshojmë situatën,” tha Fetai përpara përballjes së së dielës. “Derbi është gjithmonë një mundësi e shkëlqyer për t’u rikthyer te rezultatet pozitive. Ndeshjet e tilla sjellin një frymë të veçantë dhe mund të jenë kthesë për skuadrën.”

Sipas mesfushorit, Besa duhet të punojë në kontrollin e topit dhe organizimin e mbrojtjes, duke u treguar më e kujdesshme në fazën defanzive dhe më e saktë në shfrytëzimin e rasteve të krijuara. “Komunikimi mes lojtarëve dhe fokusi maksimal do të jenë çelësi për një rezultat të mirë,” shtoi ai.

Ndeshja Gostivari – Besa Dobërdoll zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim nga ora 14:00.



Read it all at Bota Sot