Beqir Batatina humb durimin, drejton gishtin nga gjyqtarët që po e dëmtojnë Llapin

- Bota Sot

Beqir Batatina humb durimin, drejton gishtin nga gjyqtarët që po e dëmtojnë Llapin

Llapi i Podujevës është në zonën e kuqe të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapjanët janë në pozitëne parafundit me 22 pikë të mbledhura, pas javës së 21-të. 

Në ballafaqimin e fundit në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, u ndanë baras (0:0) me Malishevën.

Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina, humb durimin me gjyqtarët duke drejtuar gishtin për hilet e tyre ndaj ekipit të tij. 

“Për shkak të gabimeve dhe pa aftësive tuaja, ne duhet t’i humbim pikët tona! 

Në ndeshjen Llapi – Malisheva, edhe një herë sistemi VAR dhe vendimet e gjyqtarëve na kanë dëmtuar drejtpërdrejt. Jemi mirënjohës ndaj vlerësuesit të rasteve nga FFK, Petrit Hadri, i cili ka konfirmuar se vendimi për anulimin e penalltisë ishte i gabuar.

Kjo vetëm sa e vërteton atë që ne kemi përsëritur vazhdimisht: gabimet e gjyqtarëve po ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet tona dhe në ecurinë e kampionatit.

Kërkojmë që Federata e Futbollit e Kosovës të marrë masa të rrepta ndaj gjyqtarit kryesor, Erdall Zasella, dhe gjyqtarit në VAR, Valon Bajgora, të cilët janë fajtorët kryesor për këtë penallti të anuluar padrejtësisht.

Gabime të tilla të përsëritura nuk mund të kalojnë pa pasoja, pasi pikët e humbura po e dëmtojnë klubin tonë në mënyrë të padrejtë”, ka reaguar Beqir Batatina.



Read it all at Bota Sot