Luhet paralelisht në Tiranë dhe Shkodër

- Bota Sot

Luhet paralelisht në Tiranë dhe Shkodër

Dita e sotmë ka rezervuar përballje mjaft interesante në Kupën e Shqipërisë. 4 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit në këtë turne.

Më orën 17:00 do të luhet paralelisht në Tiranë dhe Shkodër.

Në “Arenën e Demave” do të përballen mes tyre Partizani dhe Laçi, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 0-0. Si “Demat” ashtu edhe kurbinasit do të kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Ndërkohë në “Loro Boriçi” do të sfidohen Vllaznia dhe Elbasani.

Një tjetër duel shumë i luftuar me skuadrave që kanë detyrim vetëm fitoren dhe kualifikimin. Edhe kjo sfidë ka përfunduar në barazim pa gola në duelin e parë, teksa gjithçka do të vendoset në ditën e sotme.



Read it all at Bota Sot