Dy gjigantët gjermanë, Bajer Leverkuzen dhe Bajern Munih e duan Xavin në postin e trajnerit, por edhe skuadra angleze Tottenham Hotspurit, gjithashtu.
Skuadra e Bajer Leverkuzenit, e cila ka shkëlqyer nën drejtimin e Çabi Alonso, mund të jetë një destinacion i mundshëm për Çavin. Me një shans serioz që Alonso të largohet në fund të sezonit, Leverkuzen po shikon alternativat e tyre dhe Çavi duket si një kandidat i përshtatshëm për shkak të filozofisë së tij sulmuese.
Gjiganti gjerman Bajern Munihu është një tjetër klub që po monitoron situatën e Çavit. Me ardhjen e Vincent Kompany që nuk ka sjellë rezultatet e pritura, Bajern mund të konsiderojë një ndryshim në stol trajneri.
Përvoja e Çavit në nivelin më të lartë dhe njohja e futbollit gjerman e bëjnë atë një opsion tërheqës.
Klubi nga Londra po kërkon një trajner të ri që të mund ta kthejë skuadrën në një konkurrent për trofe. Çavi, me idenë e tij të qartë të lojës, përshtatet mirë me profilin që kërkojnë drejtuesit e Tottenhamit, dhe Premier Liga mund të jetë një sfidë interesante për trajnerin spanjoll.