Gasperini nuk vazhdon kontratën, do të ulet në stolin e Romës?

- Bota Sot

Gasperini nuk vazhdon kontratën, do të ulet në stolin e Romës?

Xhian Piero Gasperini (67) nuk do të vazhdojë kontratën me Atalantën.

Trajneri me përvojë e drejton klubin nga Bergamo që nga viti 2016. Nën drejtimin e tij, ekipi është vazhdimisht ndër më të mirët në futbollin italian, pjesëmarrës i rregullt në kupat evropiane.

Në Serie A, Atalanta ishte një herë në vendin e dytë, tre here në vend të tretë dhe dy herë në të katërt.

Përfundimi më i keq i Atalantës nën drejtimin e Gasperinit ishte në sezonin 2021/22, kur ata ishin në pozitën e tetë. Sezoni i kaluar ishte më i suksesshmi, pasi që ishin të në vendin e dytë në kampionatin italian dhe fituan Ligën Europa.

Në sezonin aktual, Atalanta mban vendin e tretë me 12 xhiro të mbetura në kampionat. Është dy pikë prapa Napolit, të vendit të dytë dhe tre pikë pas liderit, Interit.

E vetmja pengesë është eliminimi në 1/16 e Ligës së Kampionëve ndaj klubit belg, Klub Brizh. Gasperini, kontrata e të cilit me Atalantën skadon në qershor të vitit të ardhshëm, konfirmoi të shtunën se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij.

Sipas mediave italiane, Gasperini do të jetë trajner i Romës nga sezoni i ardhshëm.



Read it all at Bota Sot