Egnatia kërkon të “thyejë tabu” ndaj Teutës

- Bota Sot

Egnatia kërkon të “thyejë tabu” ndaj Teutës

Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 27-të të kampionatit. Duel që rrogozhinasit do të tentojnë të bëjnë autokritikën për humbjen me Skënderbeun.

Kjo sfidë do të zhvillohet ditën e dielë në “Egnatia Arena”. Për herë të parë kampionat do të luajnë me prozhektorë, teksa kjo sfidë do të startojë në orën 17:00.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova shpresojnë ta nisin me këmbë të parë zhvillimin e ndeshjeve me prozhektorë dhe ndaj durrsakëve synojnë ta bëjnë “sefete”. Kjo pasi misioni i tyre janë vetëm 3 pikët dhe “thyerja e tabuve” ndaj tyre.

Siç dihet në 14 takime të zhvilluara mes tyre që nga ngjitja e Egnatias në Superiore, rrogozhinasit kanë arritur të fitojnë vetëm në një rast. Ndërkohë 8 fitore janë marrë nga “Djemtë e Detit” dhe  5 takime mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Statistikat kundër Egnatian, me Tetovën që synon që ditën e dielë të ndryshojë “kahun” e tyre.



Read it all at Bota Sot