Slot e pëson keq

- Bota Sot

Slot e pëson keq

Arne Slot e ka pësuar keq, pas ngjarjeve në derbin që Liverpul luajti me Evertonin.

Tekniku i Liverpulit është pezulluar me dy takime dhe po ashtu duhet të paguajë rreth 85 mijë euro gjobë.

Kujtojmë se pas vërshëllimës së fundit, trajneri u ndëshkua me karton të kuq.

Slot u pa në diskutim të zjarrtë me arbitrin Majkëll Oliver, teksa sfida ishte mbyllur me barazim 2-2.

Federata nuk e ka falur në çështjen që mori disa ditë për t’u shqyrtuar. Ndeshjet në të cilat Slot do të mungojë, do të jenë ndaj Njukasëllit dhe Sauthemptonit.



Read it all at Bota Sot