Andreas Christensen ka marr dritën jeshile nga stafi mjekësor i Barce;onës, për të luajtur.
Mbrojtësi danez i cili u rikthey nga një lëndim i gjatë, ende pa luajtur ka pësuar një lëndim të ri gjatë muajit janar në muskulin e këmbës së djathtë.
Ai tani ka marr konfirmimin se mund të luaj në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Sociedad, e cila zhvillohet ditën e diel.
28 vjeçari do të jetë nën urdhërat e Hansi Flick, por nuk dihet nëse do të luaj.
Ai ka filluar stërvitjet me Barcelonën që nga java e kaluar.
Ky ka qenë një sezon shumë i komplikuar për sa i përket lëndimeve për Christensen. Ai ka luajtur vetëm 26 minuta në të gjithë sezonin, që korrespondon me ndeshjen e parë kundër Valencias.
Në fund të gushtit, Christensen pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën e tij të Akilit, i cili madje e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe e detyroi të largohej nga fusha për më shumë se pesë muaj.