Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë.
Pasi ishte mposhtur 0-2 në ndeshjen e parë, sot dinamovitët triumfuan 0-4, duke shkuar në gjysmëfinale.
Koha e rregullt e kësaj sfide përfundoi 0-2 në favor të “djemve” të Ilir Dajës, me autogolin e Nasto dhe golin e shënuar nga Mandela. Kjo bëri që sfida të shkonte në shtesën e madhe 30 minutëshe.
Pikërisht në shtesë, Dinamo bëri atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Qardakun dhe Zabërgjën.
Kështu, dinamovitët bëhen gjysmëfinalistët e katërt, pas Partizanit, Vllaznisë dhe Egnatias.