Mauro Icardi nuk po kalon një moment aq të lumtur të jetës së tij.
Përtej ngjarjeve jashtë fushës së lojës ku po publikohen detaje nga marrëdhënia e çrregullt që ka jetuar për shumë vite me bashkëshorten e tij Uanda Nara, tani bëhet i ditur lajmi se klubi i Gallatasarajit i ka pezulluar kontratën.
Ikardi është i dëmtuar dhe duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushave të lojës. Në këtë situatë, klubi turk e ka ftuar në Stamboll përsëri për të diskutuar vazhdimësinë për këtë sezon.
Sipas mediave argjentinase, atij i është bërë e qartë që do t’i pezullohet kontrata për pjesën e mbetur të edicionit, në mënyrë që të përfshihen lojtarë të tjerë në listë për kampionatin i cili po shkon drejt fazës më të ethshme. Ai do të vazhdojë të jetë i paguar nga klubi, por nuk mund të aktivizohet me të edhe nëse rikuperohet para fundit të sezonit.
Përtej kësaj, Ikardit i është komunikuar që deri në fund të marsit, duhet që t’i ketë dhënë fund udhëtimeve me të dashurën e re, Çina Suarez dhe të kthehet përfundimisht në Stamboll për të vazhduar terapinë e riaftësimit nga dëmtimi.