Kampionati Kombëtar nis të shtunën

- Bota Sot

Kampionati Kombëtar nis të shtunën

Kampionati Kombëtar i Futsallës do të ngrejë siparin të shtunën, teksa këtë edicion do të marrin pjesë katër ekipe: Tirana Futsal, Flamurtari Futsal, Vllaznia Futsal dhe Forcat e Armatosura Futsal.

Kampionati i rregullt do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje dhe më pas do të aplikohet skema “Final 4”. Ekipi kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Futsal Champions League.

Skema “Final 4” do të funksionojë në këtë mënyrë: vendi i parë dhe i dytë në përfundim të dy fazave do të shortohen me vendin e tretë dhe të katërt. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në fushë asnjëanëse, me një ndeshje të vetme. Finalja e “Final 4” do të luhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”.

Java e parë e kampionatit Kombëtar të Futsallës ka rezervuar këto përballje;

Vllaznia Futsal – Flamurtari FC Futsal 01.03.2025 19:30 Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”
Forcat e Armatosura Futsal – Tirana Futsal 01.03.2025 19:30 Pallati i sportit “Asllan Rusi”

Të njëjtat skuadra do të marrin pjesë edhe në Kupën e Shqipërisë në Futsall, e cila do të zhvillohet në formatin klasik. Për të përcaktuar përballjet do të hidhet short i lirë ndërmjet ekipeve.

Më poshtë kalendari i plotë i Kampionatit Kombëtar të Futsallës:

Java 1
Vllaznia Futsal – Flamurtari FC Futsal
Forcat e Armatosura Futsal – Tirana Futsal

Java 2
Vllaznia Futsal – Forcat e Armatosura Futsal
Flamurtari FC Futsal – Tirana Futsal

Java 3
Forcat e Armatosura Futsal – Flamurtari FC Futsal
Tirana Futsal – Vllaznia Futsal

Java 4
Flamurtari FC Futsal – Vllaznia Futsal
Tirana Futsal – Forcat e Armatosura Futsal

Java 5
Forcat e Armatosura Futsal – Vllaznia Futsal
Tirana Futsal – Flamurtari FC Futsal

Java 6
Flamurtari FC Futsal – Forcat e Armatosura Futsal
Vllaznia Futsal – Tirana Futsal



Read it all at Bota Sot