Julian Alvarez tregon biseden e fundit me Guardiolan

- Bota Sot

Julian Alvarez tregon biseden e fundit me Guardiolan

Julian Alvarz gjatë verës së kaluar u largua nga Manchester City në drejtim të Atletiko Madridit.

Sulmuesi argjentinas, ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me trajnerin Pep Guardiola.

“Nuk do ta harroj kurrë bisedën time të fundit me Pep Guardiolën para se të largohem. Më tha:

Faleminderit shumë për gjithçka që na dhurove në këto dy vite. Ishte shumë tituj.

Ti kurrë nuk ke shkaktuar ndonjë problem, kurrë nuk i ke sjellë ndonjë telashe klubit. Asgjë.

Ti gjithmonë ke dhënë më të mirën tënde.”, ka thënë Alvarez.

25-vjeçari është përshtatur mirë te Atletiko Madrid, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat.



Read it all at Bota Sot