Shkendija e Tetovës, duket se ka kaluar në mënyrë rutinore në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në Radovish skuadrën e ligës dytë, Detonit Plaçkovica, falë golit të Adenis Shalës në minutën e 23-të.
Kuqezinjtë do të përballen në gjysmëfinale me një nga rivalët e tyre Struga Trim Lum, Brera apo Vardarin.
“Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ne sepse na vendosi në mesin e katër skuadrave më të mira.
Në përgjithësi një fitore e merituar”, thotë Jeton Beqiri, kryetrajner i Shkëndijes.