Torino i është bashkuar grupit të skuadrave që pëlqejnë Cristian Shpendin.
Gazeta “Tuttosport” shkruan se te 21-vjeçari torinezët po shikojnë një të ri cilësor për sezonin e ardhshëm.
Pak ditë më parë u përmend edhe Atalanta si një destinacion i mundshëm i Shpendit që po spikat në Serie B me Cesena. Lista e skuadra të Serie A që kanë shfaqur interes për sulmuesin më herët është e gjatë. Aty ka edhe klube si Juventus, Napoli dhe Fiorentina.
Për Cesena-n Shpendi vlen jo më pak se 15 milionë euro.
Ai rinovoi me skuadrën nga Emilia-Romagna pak muaj më parë deri në 30 qershor të 2028-ës.
Vera e ardhshme ndoshta do të jetë një pikënisje e re për Cristian Shpendin në një ekip të Serie A.