Stojançe Trpçevski gjykon derbin Sileksi – Strugë Trim Lum

- Bota Sot

Stojançe Trpçevski gjykon derbin Sileksi – Strugë Trim Lum

FFM së fundmi ka bërë të ditur delegimin e arbitrave për javën e 21-të të kampionatit maqedonas.

Fillon me ndeshjen ndërmjet Vardarit dhe Besës, e cila do të luhet nesër në Arenën ‘Todor Proeski’ të Shkupit, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera janë caktuar për të dielën.

Në derbin që do të luhet të dielën në Kratovë, do të takohet nikoqiri Sileksi ne kampionin aktual, Struga Trim Lum.

Drejtësinë do ta ndajë Stojançe Trpçevski nga Kavadari.

Java e 21-të
E shtune 01.03.2025

Vardari – Besa (Jovan Kaçevski – Strugë)

E diel 02.03.2025

Shkendija – Tikveshi (Baftir Fatmir – Ohër)
Sileksi – Strugë Trim Lum (Stojançe Trpçevski – Kavadar)
Gostivari – Rabotniçki (Igor Stojçevski – Shkup)
Voska – Brera (Bllagojçe Ralevski – Manastir)
Shkupi – Pelisteri (Igor Ivanov – Veles)
Ndeshjet fillojnë në orën 14.00



Read it all at Bota Sot