Rodri i rikthehet stërvitjeve më shpejtë se sa pritej

- Bota Sot

Rodri i rikthehet stërvitjeve më shpejtë se sa pritej

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri është kthyer në stërvitje pas lëndimit të rëndë, ku këputi ACL-në, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar.

Rikthimi i mesfushorit spanjoll ka ndodhur më shpejtë se sa ishte pritur.

Fituesi i Topit të Artë të vitit 2024 mund të rikthehet më shpejt se sa pritej pasi ai u pa duke marrë pjesë në një seancë individuale në kampusin Etihad.

Mungesa e 28-vjeçarit ka qenë një faktor kyç në formën e zymtë të skuadrës së Pep Guardiolës këtë sezon.

Rodri pritet të jetë i gatshëm të luaj në Kupën e Botës për Klube, e cila mbahet në Shtetet e Bashkuara, dhe fillon më 14 qershor.



Read it all at Bota Sot