Arsenali “fërkon duart”

- Bota Sot

Arsenali “fërkon duart”

Ndërsa vazhdojnë diskutimet mes përfaqësuesve të Joshua Kimmich dhe Bayern Munich për rinovimin e mundshëm, klube të tjera po ndjekin me vëmendje situatën dhe janë gati të përfitojnë nga rasti.

Një mesfushor me një vlerë dhe përvojë të tillë, shtyllë e ekipit bavarez dhe kombëtares gjermane, në prag të 30-vjetorit, është tejet i lakmuar nga gjigantët europianë. Ai mund të jetë pranë largimit nga “Die Roten”, pasi kontrata aktuale i skadon në fund të sezonit.

Interesi për Kimmich, i cili mund të merret me “parametër zero”, është rritur ndjeshëm. Sipas “Sky Sports DE”, Arsenali është ndër klubet më të interesuara.

“Topçinjtë” e shohin mesfushorin gjerman si zëvendësuesin ideal të Jorginho në skuadrën e Mikel Artetës. Shpresa e klubit londinez është që negociatat mes Kimmich dhe Bayernit të dështojnë, duke shmangur kështu pagesën e një shume transferimi.

Por nuk mbaron me kaq. Kimmich tashmë është në dijeni të interesimit serioz të Arsenalit, gjë që mund të ketë ndikuar në ngecjen e bisedimeve me Bayernin. Ndërkohë, sipas burimeve të “Sky Sports DE”, edhe Real Madridi mbetet një kandidat i fortë për të siguruar shërbimet e mesfushorit 30-vjeçar.



Read it all at Bota Sot