Elbasani trondit Partizanin

- Bota Sot

Elbasani trondit Partizanin

Elbasani ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0. Sfida e javës së 27-të u vendos nga dy penallti, që Musta i ktheu në gola për vendasit në “Elbasan Arena”. 

Të dy 11-metërshat u shkaktuan nga Sembene dhe u fituan nga Xhoel. VAR ndërhyri dy herë, ndërsa Koçi ndryshoi vendimet në fushë.

Po ashtu Mehmeti la Partizanin me 10 lojtarë në minutën e 72-të, pasi mori dy kartonë të verdhë.

Tashmë Partizani ndihet i rrezikuar në zonën e “Final Four”.

“Demat” mbajnë vendin e katërt, teksa verdheblutë ndjekin me 6 pikë më pak.



Read it all at Bota Sot