City po befasohet në shtëpi

- Bota Sot

City po befasohet në shtëpi

Manchester City është duke u përballur në këto momente në “Etihad” ndaj Plymouth në raundin e radhës për FA Cup.

Miqtë zhbllokuan rezultatin falë golit të Talovierov në minutën e 38-të. 

Pas një goditje këndi, Talovierov kapërceu mbi mbrojtësit e City-t dhe dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pse nuk janë në fushë gjithë titullarët, sërish ky nuk është justifik për ekipin e Guardiolës.

Plymouth renditet në vendin e parafundit në Championship, por kjo nuk e pengon të bëjë surprizën e madhe duke shënuar ndaj Manchester City në “Etihad”.

Gjithsesi festa e miqve nuk zgjati shumë, pasi “Qytetarët” barazuan shifrat me O’Reilly në fund të pjesës së parë.



Read it all at Bota Sot