Trajneri Ilir Daja do të ketë vetëm një mungesë për ndeshjen e së dielës me Tiranën.Bekim Maliqi nuk është rikuperuar nga tërheqja që pësoi në ndeshjen me Laçin dhe duket se do të jetë jashtë skuadrës për këtë sfidë.
Rikthehet ndërkohë Gasama Karamba, mesfushori afrikan që ka shlyer skualifikimin për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Vllaznisë.
Mbetet për t’u parë gjendja e disa lojtarëve që shfaqën probleme fizike në Korçë, ku Dinamo luajti 120 minuta për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës.
Bregu dhe Dita, dy titullarë të rëndësishëm, u ndërruan në atë ndeshje për shqetësime muskulore që nuk kanë rezultuar serioze, por është trajneri Daja që do të vendosë, nëse ata do ta nisin derbin me Tiranën nga minuta e parë, apo nga stoli.
Pritet që Dinamo të zbresë në fushë me formacionin e saj klasik të këtij kampionati, ku me shumë gjasa rikthehet Mandela. Nigeriani ka lënë pas dëmtimin dhe në Korçë luajti si zëvendësues dhe shënoi një nga 4 golat. I sigurt është Zabërgja nëse sulm, por edhe Bregu pritet titullar.
Nëse Mandela e nis nga stoli, atëherë sulmin e plotëson Nani.
Sa i takon mbrojtjes, stafi blu ka një dilemë për qendrën mes Ditës dhe Hoxhës. Janë të dy lojtarë me shumë eksperiencë, por njëri do të luajë bashkë me Alijin, ndërsa në krahët e prapavijës do të jenë Meksi dhe Lorran, si gjithmonë. Mesfusha mendohet të jetë me treshen e përbërë nga Toli, Gudiabi dhe Qefalija, edhe pse Karamba është pak më i çlodhur dhe mund të marrë një fanellë titullari.