Guardiola tenton yllin e Barcelonës

- Bota Sot

Guardiola tenton yllin e Barcelonës

Manchester City ka gjashtë muaj që tenton të bindë mbrojtësin e Barcelonës, Jules Koundé, për t’u transferuar në “Etihad Stadium” gjatë verës së ardhshme.

Sipas El Nacional, Pep Guardiola deri tani ka dështuar. Arsyeja nuk janë paratë, sepse ato klubi anglez i ka me shumicë, por ecuria e deritanishme në Premier League.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, City këtë vit po dështon dhe duket se po kalon një krizë të paprecedentë. Në fakt, është hera e parë që Guardiola vuan të sigurojë një vend në Top4 e një kampionati.

Nuk i kishte ndodhur te Barcelona dhe as te Bayern, por po i ndodh këtë vit te City. Kjo ka bërë që francezi të stepet. “Dua të mendohem”, ka qenë përgjigjja e tij e javëve të fundit për Pep.



Read it all at Bota Sot