Pasi qëndruan pushim në ndeshjen e Kupës me Dinamon, pasi Ernest Gjoka vendosi që të luante me ekipin e dytë apo edhe lojtarë nga të rinjtë, në ndeshjen e kampionatit, do të rikthehen kundër Bylisit të gjithë titullarët.
Në portë gjithmonë do ta nisë Alia, ndërsa në mbrojtje nga krahu i djathtë do të jetë Doka.
Në qendër Randi dhe Prençi ndërsa në krahun e majtë Shaqe.
Mesfusha do të formohet nga Sabo, Estrela dhe Juri, ndërsa Gjoka në treshen përpara do të fillojë nga minuta e parë Nikaj në krahun e djathtë, Biskmark në qendër si sulmuesi kryesor dhe Nasr në krahun e majtë.