Llazarov: Kundër Pelisterit shpresojmë në rezultat pozitiv

- Bota Sot

Llazarov: Kundër Pelisterit shpresojmë në rezultat pozitiv

Shkupi manifeston formë të mirë këtë gjysmësezon, me dy fitore radhazi që e kanë rikthyer ekipin në garën për pozitat e kreut.

Një nga lojtarët kyç të kësaj serie pozitive është Andrej Llazarov, i cili foli për faqen zyrtare të klubit në prag të sfidës ndaj Pelisterit.

Llazarov vlerësoi atmosferën fantastike në skuadër dhe punën e bërë gjatë përgatitjeve dimërore, duke theksuar se kjo ka qenë një nga arsyet kryesore për suksesin e ekipit.

“Sigurisht që kjo seri prej katër fitoresh (bashkë me dy ndeshjet e fundit nga gjysmësezoni vjeshtor) është shumë e rëndësishme për ekipin. Shkupi këtë gjysmësezon është në një nivel më të lartë, atmosfera është e shkëlqyer dhe shpresoj të vazhdojmë kështu,” u shpreh Llazarov.

Sa i përket përballjes së nesërme me Pelisterin, mesfushori i bardhekaltërve tha se ekipi është përgatitur njësoj si për çdo ndeshje tjetër dhe se objektivi mbetet marrja e një rezultati pozitiv.

“Ambiciet e mia personale janë që Shkupi të jetë sa më lart në tabelë deri në fund të sezonit,” përfundoi ai.



Read it all at Bota Sot