Liverpuli ka shënuar një humbje prej 57 milionë paundësh deri më 31 maj 2024, 48 milionë paund më shumë sesa humbi në 12 muajt e mëparshëm.
Megjithatë, xhiroja e përgjithshme e klubit të Premier Ligës u rrit me 20 milionë paund, duke shkuar në 614 milionë paund në 2023-24. Edhe të ardhurat e tij komerciale u rritën me 36 milionë £, duke shkuar në 308 milionë £.
Është hera e parë që Liverpuli ka raportuar të ardhura komerciale prej më shumë se 300 milionë £ në llogaritë e tyre financiare vjetore dhe kjo ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së partneriteteve dhe shitjeve me pakicë.
Periudha 2023-24 financiare mbuloi sezonin e fundit të Jyrgen Klopit si trajner, në të cilin “Reds”-at fituan Kupën Karabao, përfunduan të tretët në Premier Ligë dhe arritën në çerekfinalet e Kupës FA dhe Ligës së Europës.