Redi Kasa fiton çmimin “Lojtari i Ndeshjes”: Egnatia bëri gjithçka për të fituar

- Bota Sot

Redi Kasa fiton çmimin “Lojtari i Ndeshjes”: Egnatia bëri gjithçka për të fituar

Egnatia dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Redi Kasa u shpall lojtari i ndeshjes dhe në fund të takimit doli në prononcim për mediat.

“Faleminderit për çmimin, Egnatia bëri gjithçka për të fituar sfidën, pas disa ditësh vjen një tjetër ndeshje e rëndësishme.

Goli më mungon, por dua të them se jam në ndihmë të skuadrës dhe të mos jem egoist duke dashur të shënoj vetëm vetë.

Trajneri më vendos gjithmonë kushte të mira për të asistuar dhe te goli, por duhet të isha pak më i tërhequr në ndeshjen e sotme.”, u shpreh Kasa.



Read it all at Bota Sot