Fonseca mund të dënohet me 7 ndeshje pasi u përplas kokë-më-kokë me gjqytarin

- Bota Sot

Fonseca mund të dënohet me 7 ndeshje pasi u përplas kokë-më-kokë me gjqytarin

Ish-trajneri i Milanit, tashmë i Lyonit, Paulo Fonseca rrezikon një dënim me shtatë ndeshje, pas një përplasje kokë-më-kokë me një gjyqtar në një ndeshje të Lyonit.

Fonseca në fillim të sezonit ishte te Milani, duke e drejtuar për 24 ndeshje, prej të cilave kishte 12 fitore, gjashtë humbje e gjashtë barazime.

Më 31 janar, Fonseca u zyrtarizua si trajner i ri i Lyonit në Francë.

Me fitoren e sotme ndaj Brestit, trajneri portugez ka tri fitore e dy humbje.

Gjatë ndeshjes me Brestin, trajneri u ndëshkua me të kuq pasi u përplas me gjyqtarin me fjalë, derisa pati edhe një përplasje fizike, duke vendosur kokën e tij, mbi kokën e gjyqtarit.

Ky ishte një gjest i rëndë dhe agresiv nga Fonseca, i cili pas ndeshjes kërkoi falje, duke thënë se “ishte një gjë e gabuar” për t’u bërë.

Megjithatë, “RMC Sport” raportoi pak më parë, se një gjest si ky mund të dënohet deri në shtatë ndeshje..



Read it all at Bota Sot