Asllani titullar?

- Bota Sot

Asllani titullar?

Kristjan Asllani do të ketë një shans të artë sot pasdite pasi do të jetë titullar në “De Kuip”.

Forma jo e mirë e Hakan Çalhanoglut ka detyryar Simone Inzagin që të bëjë planet me shqiptarin titullar në transfertën e Roterdamit.

Me aq sa është kuptuar nga stërvitja e fundit hapur e zikaltërve Inzagi ka kolauduar në stërvitje treshen e mesfushës të formuar nga Asllani, Barela dhe Zielinski.

Në këtë mënyrë shqiptari do të ndihmohet prej dy shokëve të repartit, të cilët siç kanë treguar edhe në ndeshjet e kaluara, shpesh herë ndërrojnë vendet në fushë duke mos i lënë të gjithë barrën e organizimit të manovrës mesfuhsorit shqiptar.

Formacioni i mundshëm: INTER 3-5-2: Martinez; Pavard, De Vrij, Açerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Zielinski, Bastoni; Lautaro Martinez, Turam.



Read it all at Bota Sot