“Sa më shumë që i ndjek objektivat, aq më shumë e ushqen urinë. E kam përjetuar këtë nga afër në dhomat e zhveshjes së skuadrave të mëdha, që kam drejtuar”. Kështu u shpreh Fabio Capello për “Gazzetta dello Sport”, një njeri që ka drejtuar gjatë karrierës së tij skuadra si Juventus, Milan, Roma, Real Madrid, Anglia dhe Rusia.
“Të zgjedhësh mes një kompeticioni dhe tjetrit nuk është opsion që kampionët e vërtetë mund ta mendojnë. Pikët, pastaj, janë gjë tjetër”, – shtoi “Don Fabio”.
Capello i analizon kështu problemet e Interit të Inzaghi: “Në transferyën napoletane kam parë një Inter të lodhur, fizikisht të dobësuar nga një sezon kaq i ngjeshur me angazhime.
Edhe dëmtimet e kanë komplikuar situatën, por ky është momenti kur matet forca e një grupi.
Interi mbetet ekipi më i kompletuar i Serie A për t’u imponuar në distancë, ka alternativa të nivelit të lartë në çdo pozicion dhe tani, lojtarët që luajnë më pak, kanë detyrimin të tregojnë se janë në nivelin e situatës. Inzaghi mund të gjejë burime nga stoli, me kusht që të mos ‘shpikë’ shumë. Në këtë pikë të sezonit duhet minimizuar eksperimentet taktike”.
Disa mendime edhe mbi Napolin: “Po bën shumë mirë. E dominoi Interin, tregoi të gjithë forcën e tij dhe së shpejti Conte do të rikuperojë yjet e dëmtuar. Ai barazim që arritën në atë mënyrë, pas një presioni kaq të fortë, është metaforë e asaj që mund të ndodhë nga tani e deri në fund të kampionatit”.