Xhaka është zemra e Leverkusenit

- Bota Sot

Xhaka është zemra e Leverkusenit

Bayern apo Leverkusen, cila skuadër do ta nisë mbarë sonte duke fituar përballjen e parë në “Allianz Arena” të vlefshme për Champions League? Vështirë të bësh parashikime, sepse këto skuadra janë thuajse të barabarta këtë sezon.

Nëse bëjmë një krahasim repartesh, rezulton se të gjitha rezultatet mund të ndodhin në këtë takim, sepse secili ekip ka pikat e veta të forta.

Mbrojtja – Upamecano dhe Kim nuk kanë shkëlqyer këtë sezon. Përkundrazi, kanë bërë gabime të pafalshme në Champions League, si ai me Celtic (1-1). Tah, nga ana tjetër, është në formë spektakolare. Ai është mbrojtësi me më shumë ndërhyrje të sakta në kampionatin gjerman dhe konsiderohet lider i “Aspirinave”.

Mesfusha – Kimmich dhe Goretzka janë duke u rikthyer në formën e vitit 2020, por nuk janë ata të epokës Flick. Goretzka ka rritje, kurse Kimmich nuk po dallohet për qëndrueshmëri. Xhaka është zemra e Leverkusenit dhe ka arritur kulmin absolut të karrierës. Ai ka përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta në Champions League krahasuar me dyshen gjermane: 93% kundrejt 92% (Goretzka) dhe 91% (Kimmich).

Ofensiva – Për sa i përket mesfushës ofensive, dyshja Olise-Musiala po fluturon këtë sezon. Francezi është blerja më efikase e verës te Bayern dhe ka formuar dyshe të shkëlqyer me Musialën. Wirtz është gjithashtu një potencial i madh në futbollin gjerman, por deri tani ka provuar se është më i mirë për asiste, kurse Musiala po rritet në aspektin e shënimit të golave.

Pyka – Që me transferimin e tij te Bayern, askush nuk ka shënuar më shumë se Harry Kane në Champions League, 15 gola. Ai ka të njëjtën shifër me Kylian Mbappe. Leverkusen ka një yll tjetër, Schick, lojtar cilësor, por kurrsesi në nivelin e anglezit.



Read it all at Bota Sot