Interi si bunker në Europë

- Bota Sot

Interi si bunker në Europë

Interi mori frymëzim nga “Arti i Luftës”, kapitulli i parë: “Nëse e njeh veten dhe armikun tënd, atëherë fitorja është e sigurt”.Djemtë e Inzagit duhej vetëm të flisnin pak anglisht.

Përpara se të nisnin, ata ia ngulin sytë tifozerisë së Fejnordit dhe lexuan pankartën e shpalosur në tribuna si paralajmërim:

“Bie, ngrihem, por nuk thyhemi”. Ashtu si Interi, i cili zbarkoi në Roterdam pa katër anësorë dhe me Bastonin si lojtar krahu. Djemtë e Inzagit, të cilët kishin rënë në tokë disa herë në muajin e fundit, ngritën shpejt kokën dhe e bënë këtë në oborrin e tyre të preferuar: Europën.

REKORD – Interi e mbajti të paprekur portën për të tetën herë në nëntë ndeshje. Kampionët e Italisë kanë mbrojtjen më të mirë në Champions me vetëm një gol të pësuar. Një mesatare e lakmueshme e ndërtuar mbi soliditetin dhe punën e përbashkët. Në prapavijë, nga De Vraj tek Açerbi, nga Pavar te Bisek, nga Dimarko te Dumfries nëpërmjet Bastonit, e në të gjithë Europën s’u la të kalonte as ajri pas shpinës së Zomerit e Martinezit.

As nga Deti i Veriut, i cili të mërkurën mbrëma ishte kërcënues, por i padëmshëm. Fejnordit u përpoq t’i vinte në vështirësi trupat e Inzagit me shpejtësinë e sulmuesve (Osman, Karranza dhe Musa), por porta e kalasë së Interit mbeti e mbyllur deri në minutën e fundit. Skuadra e dytë më pak e ndëshkuar me gola në Ligën e Kampioneve është Arsenali, i cili e ndjek shembullin me katër gola të pësuar.

INTERPRETUESIT – Interi nuk kishte luajtur kurrë nëntë ndeshje në Kupën më veshë të mëdha dhe kishte pranuar vetëm një gol. Rekordi u konsolidua në Roteradam falë një Bastoni që u përshtat në territore që nuk i përkasin, për meritë të Dumfrisit gjithnjë e më të mprehtë dhe dyshes De Vraj-Açerbi. Merita e një reparti që duhet ndarë me atë të një ekipi.

Që nga sulmuesit të cilët me përulësinë e tyre nuk harrojnë të ndjekin çdo rival pasi shënojnë e deri te mesfushorët që alternohen pa lejuar që skuadra të ndjejë dallime. Interpretues të ndryshëm me pak fjalë dhe rezultatet të njëjta. Për të mos thënë identike siç është ai i prapavijës që vijon të mos lejojë ndëshkime. Megjithatë ai që po spikat gjatë kësaj kohe është Bastoni. Pak ditë më parë u bë lajm si një nga lojtarët që ka ndikim direkt në rezultat kur largohet nga fusha e lojës. Në Itali ka nisur një debat nëse është apo jo një nga mbrojtësit më të mirë në Europë.



Read it all at Bota Sot