‘Alarmohet’ Barcelona:

- Bota Sot

‘Alarmohet’ Barcelona:

Arsenali e ka ndryshuar shënjestrën e tij për tregun e transferimeve dhe tani po fokusohet te Frenkie de Jong, si përforcimi i madh në mesfushë.

Ky vendim nga klubi londinez erdhi pasi Joshua Kimmich vendosi të qëndrojë te Bayern Munichu, duke vazhduar kontratën deri më 2029.

Me nevojën për t’u përforcuar në mesfushë, Arsenali ka kthyer sytë kah mesfushori holandez i Barcelonës, De Jong, i cili mund të largohet nga klubi gjatë verës, nëse nuk e vazhdon kontratën.

Klubi londinez e ndjen nevojën e forcave shtesë në mesfushë, pasi Jorginho e Thomas Partey mund të largohen gjatë afatit kalimtar veror.

Italiani Jorginho mund t’i bashkohet Flamengos në Brazil, teksa Partey mund të vazhdojë në Europë, ose të largohet për në Arabinë Saudite.

Me këtë skenar në mendje, Arsenali po ashtu është afër të sigurojë nënshkrimin e Martin Zubimendit të Real Sociedadit, duke paguar klauzolën e tij të lirimit.

Por, Mikel Arteta nuk është i kënaqur me vetëm një përforcim në mesfushë, i cili e sheh De Jongun si pjesën kryesore që e kompleton mesfushën e Declan Rice, Martin Odegaard e Martin Zubimendi.

Edhe Barcelona, në anën tjetër është e hapur që ta lë të lirë De Jongun gjatë kësaj vere, para se kontrata e tij të përfundojë më 2026.

De Jong ishte transferuar te Barça nga Ajaxi në sezonin 2019/20.



Read it all at Bota Sot