Fitorja me Valbonën ka motivuar lojtarët

- Bota Sot

Fitorja me Valbonën ka motivuar lojtarët

Kukësi do të luajë një tjetër “finale” të rëndësishme në kampionat.

Ditën e nesërme në orën 14:00 do të luajë në transfertë ndaj Erzenit, përballje e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.

Pikërisht për këtë takim, verilindorët kanë nsiur përgatitjet. Fatjon Tafaj tashmë nuk ka humbur kohë. Prej ditësh ka zbritur në fushë skuadrën dhe ka zhvilluar me lojtarët stërvitje intensive për duelin me shijakasit.

Fitorja  fundit me Valbonës ka kthyer atmosferën e mirë te Kukësit dhe tashmë lojtarët me ardhjen edhe të trajnerit të ri ka shumë optimisëm në skuadër.

Aktualisht ndodhen me 24 pikë në vendin e 10-të në klasifikim dhe kanë 1 pikë më pak se Korabi dhe 9 pikë më shumë se Valbona.



Read it all at Bota Sot