Lavdrim Skenderi pensionohet nga futbolli

- Bota Sot

Lavdrim Skenderi pensionohet nga futbolli

Futbollisti i njohur, Lavdrim Skenderi, është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 31 vjecare.

"Pas shumë viteve të përkushtimit, sakrificave dhe emocioneve të paharruara në fushë, është koha të mbyll këtë kapitull të jetës sime.

Futbolli nuk ka qenë vetëm një sport për mua, por një mënyrë jetese, një pasion që më ka formuar si njeri. Jam mirënjohës për çdo moment, çdo fitore, çdo humbje dhe çdo mësim që kam marrë gjatë këtij rrugëtimi.

Falënderoj nga zemra familjen time për mbështetjen e pakushtëzuar, shokët e ekipit për çdo betejë të fituar dhe të humbur bashkë, trajnerët që më kanë udhëhequr dhe të gjithë tifozët që më kanë dhënë forcë në çdo ndeshje. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të kishte qenë i njëjtë.

Edhe pse larg fushës si lojtar, dashuria për futbollin do të mbetet gjithmonë pjesë e imja. Ky nuk është një fund, por fillimi i një kapitulli të ri", njofton avdrim Skenderi.



Read it all at Bota Sot