Ramadani dhe Berisha në stol

- Bota Sot

Ramadani dhe Berisha në stol

Lecce dhe Marco Xhampaolo nuk i zënë besë Milanit në krizë.

Në prag të sfidës së sotme, ish-trajneri i “Djallit” në sezonin 2018-19, në konferencë për shtyp, ka deklaruar:

“Ajo kundër Milani sigurisht që nuk do të jetë një sfidë e lehtë. Konseisao ka fatin që ka lojtarë të aftë të fitojnë me të gjithë dhe të humbasin me të gjithë.

Kjo është një luftë e ashpër dhe të gjithë po i shikojnë gjërat në shtëpinë e tyre. Në jemi gati të bëjmë më të mirë dhe në ndeshjet e fundit e kemi vërtetuar se nuk na ka munguar guximi”.

Ndërkohë, në ndeshjen e sotme me siguri do të mungojë Ylber Ramadani, që prej disa ndeshjesh qëndron në pankinë dhe nuk është më zgjedhje e parë.

Sot, fat të ngjashëm mund të ketë edhe Medon Berisha në vend të të cilit trajneri Xhampaolo mund të preferojë Helgason që ka qenë pozitiv në daljet e fundit me Leccen..



Read it all at Bota Sot