Llapi ballëlart ndaj liderit, ikë nga pozita e parafundit! Batatina buzëqesh më në fund

- Bota Sot

Llapi ballëlart ndaj liderit, ikë nga pozita e parafundit! Batatina buzëqesh më në fund

Llapi i Podujevës ka treguar lojë të mirë, duke trimfuar me rezultat 1:0 ndaj liderit Dritës së Gjilanit, në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ardit Tahiri shënoi në minutën e 16-të për fitoren e madhe të llapjanëve.

Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një mot të mirë e fushë të përshtatshme për lojë.

Drita kryeson me 50 pikë, ka 8 më shumë se Ballkani dhe Llapi ngritet në pozitën e shtatë me 26 sosh.

Kryetrajneri Tahir Batatina i buzëqeshur e ndihet më i lehtësuar pas kësaj fitore.



Read it all at Bota Sot