Kanë përfunduar 5 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë të Grupit A të vlefshme për javën e 18-të.
Luzi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Adriatikun në transfertë. Për skuadrën mikë realizuan dy herë Balla dhe dy herë Jakubu. Albanët gjithashtu fituan në transfertë ndaj Murlanit me rezultatin bindës 3-0.
Veleçiku ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Naftëtarit. Sopoti triumfojë në transfertë përballë Tërbunit me shifrat 3-1. Ndërsa Besëlidhja triumfoi me përmbysje ndaj Basanisë me rezultatin 2-1.
NDESHJET:
BASANIA – BESËLIDHJA 1 - 2 (Leka 36/ Marku 71 90’)
VELEÇIKU – NAFTËTARI 2 - 1 (Shekaj 15, (ag) Pepa32/ Gjishti 42)
TËRBUNI – SOPOTI 1 - 3 (Gjini 74/ Inkad 53, Myslimi 78, Goci 87)
ADRIATIKU – LUZI 0 - 4 (Balla 10, 36, Jakubu 86 90’)
MURLANI - ALBANËT 0 - 3 (Petritaj 14, Ahmati 54, Spahiu 57)