Skuadra e Romës ka shënuar fitore në konak të Empolit me rezultat 1:0.
Një fitore që u sigurua në minutën e parë me golin e Soules.
Pas javës së 28-të në Serie A Roma zë vendin e shtatë me 46 pikë e Empoli të 18-tin me 22 sosh.
Empoli është në situatë shumë të vështirë dhe e pret punë e madhe për të siguruar ekzistencën.
Roma mban hapin për katër vendet e para, me këtë fitore po i afrohet zonës evropiane.