Shkëndija e Haraçinës ka fituar 9:0 në fushën e stadiumit të KF Fortuna në Hasanbeg dhe ka rritur epërsinë në renditje, duke shkuar në 13 pikë më shumë se e dyta Fortuna. Kjo ndeshje i ka takuar javës së dytë në sezonin pranveror të Ligës së Tretë-Veri më Maqedoni.
Haracinasit që në pjesën e parë treguan superioritetin e tyre në fushë duke shënuar tre gola. Dimov, Desnic dhe Livoreka shënuan në gjysmëlojën e parë për rezultatin 3-0.
Vendësit në pjesën e dytë vazhduan me festivalin e golave, gjashtë të tjerë: Një gol tjetër i Desnicit, dy të Gjorgjieskit, dy të Danit dhe një Salihut për të mbushur rrjetën e Bashkimit nga Luboteni.
Kjo është fitorja e dytë pranverore e Shkëndijës, e cila mezi pret ta përfundojë sezonin dhe ta pres ndeshjen e balotazhit për ngjitje në ligën e dytë.