Daci debutoi për klubin e ri në Kazakistan

- Bota Sot

Daci debutoi për klubin e ri në Kazakistan

Futbollisti shqiptar Erdon Daci ka një klub të ri. Pas disa muajsh kërkime për një ambient të ri, ai e gjeti në Kazakistan ku firmosi me ekipin e Zhenis.

Qendërsulmuesi 26-vjeçar nënshkroi për Zhenis më 8 mars dhe një ditë më pas bëri debutimin zyrtar në kampionatin e Kazakistanit. Daci ishte i lirë për tre muaj përpara se të nënshkruante me klubin e ri, pasi Deinze shpalli falimentimin në dhjetor.

Zenisi e hapi sezonin e ri me dy barazime pas dy ndeshjeve të luajtura, ku Daci pati debutimin e tij.

Daci ka qenë në Belgjikë në katër vitet e fundit, duke luajtur për Deinze, Ëesterlo dhe Beveren, si dhe ishte pjesë e Konyasporit turk dhe Vardarit.

Daci ka bërë një paraqitje dhe ka shënuar një gol për ekipin A të Maqedonisë.



Read it all at Bota Sot