Sane do të largohet nga Bayerni

- Bota Sot

Sane do të largohet nga Bayerni

Leroy Sane me shumë mundësi po kalon muajt e tij të fundit si lojtari i Bayern Munichut.

Ylli gjerman i Bayernit ka qenë një nga lojtarët kryesor të ekipit, mirëpo ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re – aktualja i skadon në qershor – dhe me shumë mundësi do të largohet gjatë qershorit.

Me ç’rast, disa klube të mëdha të Premierligës kanë nisur të monitorojnë nga afër situatën e tij.

29-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në Gjermani me Bayernin, por ende e ardhmja e tij mbetet e paqartë, edhe pse klubi nuk e mohon mundësinë e vazhdimit të kontratës. Mirëpo, dëshira e lojtarit bëhet e ditur se është të provojë diçka të re.

Sane edhe më herët kishte qenë pjesë e Premierligës, kur e kishte zhvilluar futbollin e tij me Manchester Cityn.

Opsioni i vazhdimit të qëndrimit në Gjermani është ende në tavolinë, ndonëse mund të mos jetë te Bayerni.



Read it all at Bota Sot