Ashtu si Europa League edhe Conference League do të marrë vëmendjen ditën e sotme.
Kjo pasi ndeshje mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.
16 ekipe mes tyre do të bëjnë llogaritë e ndeshjes së kthimit në “Play-Off”, teksa do të tentojnë edhe kualifikimin për në fazën tjetër të këtij turne.
Kështu në orën 18:45 do të sfidohen mes tyre Cercle Brugge – Jagiellonia, Djurgarden – Pafs, Lugano – Celje dhe SK Rapid – Borac Banja Luka.
Ndërkohë në orën 21:00 do të luhen 4 sfidat e mbetura. Chelsea do të presë në shtëpi Copenhagen, Fiorentina – Panathinaikos, Legia – Molde dhe Vitoria Guimaraes – Betis.