Vinicius nuk harron të provokojë tifozët

- Bota Sot

Vinicius nuk harron të provokojë tifozët

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Zhunior nuk ishte në formën e tij më të mirë mbrëmë kundër Atletiko Madridit.

Ai pati mundësinë e artë ti dhuronte kualifikimin skuadrës së tij në minutën e 70′, por gaboi totalisht nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar topin në tribunë.

Pavarësisht kësaj, Vini nuk hoqi dorë nga sjellja e tij egoiste dhe nuk mund të linte pa provokuar tifozerinë vendase.

Pas përfundimit të sfidës, braziliani mori një fanellë të Realit dhe e vendosi në fushë duke iu drejtuar tifozëve me gjeste me duar që ne jemi këtu dhe ju mposhtëm. (VIDEO)

Ky veprim po bën xhiron e rrjetit teksa ka zemëruar të gjithë tifozët e Atletikos për këtë provikim.



Read it all at Bota Sot