Arsenali ia mësyn Sanes

- Bota Sot

Arsenali ia mësyn Sanes

Në Gjermani janë të sigurt qe disa muaj: Leroy Sane do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

Një situatë mjaft delikate për t’u menaxhuar nga klubi bavarez, i cili duket se tashmë ia ka komunikuar vendimin sulmuesit të krahut për t’u ndarë në fund të sezonit.

Futbollisti gjerman në fakt nga 30 qershori do të bëhet lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata.

Dëshirë e tij do të ishte ta vazhdojë eksperiencën në “Allianz Arena”, por ndryshe po mendon trajneri Vincent Kompany, i cili ka plane të tjera.

“Die Roten” e kishin transferuar përfaqësuesin gjerman nga Manchester City në vitin 2020 për 50 milionë euro.

29 vjeçari i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 4 asistime për momentin në të gjitha garat, të cilat nuk janë të mjaftueshme për drejtuesit e klubit.

Sidoqoftë, Sane duket se nuk do të mbetet keq pasi ai e ka një mundësi ideale për t’u rikthyer në Premierligë.

Futbollistin e do Arsenali, ndërsa trajneri Mikel Arteta e pëlqen atë shumë, pasi kishte punuar së bashku me të në kohën sa të dy ishin në Manchester City, ku trajneri aktual i “Gunners” ishte ndihmës i Pep Guardiolës.

Në javët në vazhdim pritet të dihet më shumë për të ardhmen e sulmuesit anësor.



Read it all at Bota Sot